Kapet me 3.3 kg kokainë në makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një 20 -vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi iu gjetën në automjet një sasi prej 3.3 kilogramë kokainë. Sasi e drogës ishte ndarë në tre pako dhe ishte e fshehur në zonën e kroskotit.

Ka qenë shpejtësia e lartë ajo që ka bërë efektivët të ndalojnë automjetin e të riut. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit ka reaguar i tensionuar.

Efektivët fillimisht kanë vënë re se mjeti kishte një panel instrumentesh të dëmtuar, gjë që ndodh zakonisht kur çmontohen dhe montohen sërish, fakt ky që çoi drejt një kontrolli të plotë të mjetit. Aty u zbuluan edhe 3 pakot e lëndës narkotike e cila rezultoi të ishte e tipit kokainë.

Shoferi i ri 20-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Villa Fastiggi deri në zhvillimin e gjyqit ndaj ti, ndërsa veç drogës u sekuestruan 884 euro cash dhe automjeti.


Shtuar 19.01.2025 17:51