Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelite, që do të lirohen së parat, si pjesë e marrveshjes së armëpushimit në Gaza.
Ato janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher. Ato pritet të ribashkohen me familjet e tyre në orën lokale 16:00.
Emily Damari, u rrëmbye gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit, kur ajo u “qëllua në dorë, u plagos nga predha në këmbë, pas iu lidhën sytë, u futën në pjesën e pasme të makinës së saj dhe u dërguan në Gaza”, sipas nënën e saj.
Para se të merrej peng, ajo regjistroi një mesazh zanor dhe ia dërgoi një grupi miqsh: “Ata kanë ardhur, po më marrin”. Për një javë ishte e paqartë nëse ishte vrarë apo marrë peng.
Romi Gonen, është një nga vajzat e marra peng nga Festivali Supernova. Edhe ajo ka qenë në kontakt me nënën e saj deri në momentin e fundit. Ajo i shkroi mesazh në celular: “
Raportohet se emrat e pengjeve që do të lirohen nga Hamasi janë dorëzuar. Ende nuk dihet nëse armëpushimi do të fillojë sot, siç ishte planifikuar fillimisht.
Kjo listë me emra ka qenë pengesa kryesore që Izraeli vonoi fillimin e armëpushimit që pritej të niste në orën lokale 08:30.
Një pjesë e marrëveshjes thotë se emrat e pengjeve që do të lirohen duhet të jepen të paktën 24 orë përpara. Më herët, Hamasi deklaroi se arsyeja e vonesës ishte për shkak të një çështjeje “teknike”.