E rëndë në Bulqizë/ U qëllua me çifte nga një i afërm në pyll, humb jetën 36-vjeçari

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku shtetasi V.K., 36-vjeç, është plagosur me armë gjahu (çifte).

Sipas informacioneve policore, 36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34-vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 16.01.2025 13:35