“PSG është e hapur dhe e vëmendshme për të përmirësuar ekipin” gjatë afatit kalimtar të dimrit”. Luis Enrique e tha këtë sot ndërsa klubi parisien është në negociata me Napolin për blerjen e Khvicha Kvaratskhelia.
“Kjo merkato është e ndryshme nga ajo verore, – shtoi trajneri – Është e vështirë të synojmë lojtarin e duhur dhe duhet të shfrytëzojmë maksimumin nga skuadra jonë. Jemi të hapur dhe të vëmendshëm për të përmirësuar ekipin në të gjitha pozicionet”.
Kur u pyet për sulmuesin e majtë të Napolit, Luis Enrique u shmang: “Nuk flas për lojtarët që nuk janë në ekip”. Sipas mediave të ndryshme, dje është arritur një marrëveshje parimore mes PSG-së, Napolit dhe përfaqësuesve të Kvaratskhelia. Negociatat janë duke u zhvilluar mes palëve të ndryshme në funksion të një mbërritjeje gjatë afatit kalimtar, i cili përfundon më 3 shkurt.
Sa i përket largimeve, sulmuesi francez Randal Kolo Muani dhe mbrojtësi sllovak Milan Skriniar, të cilët kanë luajtur pak që nga fillimi i sezonit, mund të largohen nga PSG këtë dimër.