Dëbora shton vizitorët në malin e Tomorrit

Dëbora ka mbushur shpatet e malit të Tomorrit në Berat dhe shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zone.

Pas festave të fundvitit mali i Tomorrit është vizituar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

Të gjithë kanë ardhur kryesisht për deborën, e cila këtë vit ka shtruar më herët se zakonisht.

Rruga drejt malit të Tomorrit, panoramike në të dyja anët e saj ka një qarkullim të shtuar të mjeteve. Peisazhi që ofrohet nga lartësia e malit pëlqehet shumë nga vizitorët, ku nuk mungojnë as të huajt.

“Kam ardhur për herë të parë në malin e Tomorrit. Isha për festat e fundvitit në Shqipëri dhe më treguan për këtë vend. Paska një pamje vërtetë të veçantë, nuk kam vizituar asnjëherë si ky vend, do të kthehem përsëri.”

Parku kombëtar i malit të Tomorrit ndodhet në lindje te qytetit muze të Beratit.


Shtuar 4.01.2025 16:18