“Pjellë e djallit Soros”/ Paloka: Velina e bashkisë me 4 vepra penale bredh i lirë, Berishës pa prova, i kufizohet liria!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, për masën ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Paloka thotë se Berishës i kufizohet liria dhe te drejtat pa asnjë fakt kundër tij, ndërsa për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që endet i lirë edhe pse me katër vepra penale të vërtetuara ndaj tij, nuk ka asnjë masë.

Teksa e cilëson drejtësisë e re, pjellë e djallit Soros, reagimin e tij, Paloka e përmbyll me kërkesën e llogaridhënies para ligjit.

Reagimi

Pra Velina e bashkise me kater vepra penale te vertetuara ( sipas prokurorit) bredh i lire dhe ben ç’te doje, kurse Berishes i kufizohet liria dhe te drejtat megjithese pas viteve te tera qe germojne , nuk kane asnje fakt kunder tij!

Shpejte do duhet te pergjigjen dhe keta si te ngjashmit e tyre ne SHBA, pjelle e djallit Xhorxh Soros!


Shtuar 3.01.2025 15:17

Tags: ,