Viti 2025 mbërrin në disa vende të botës, qytetarët ndjekin spektaklin e fishekzjarreve

Emocionet e ndërrimit të viteve kanë përfshirë botën, teksa 2025 ka trokitur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Armeni dhe Azerbajxhan. Në të tri vendet, ora mesnatë u prit me një spektakël ndriçimi dhe atmosferë festive.

Më herët, në Mumbai të Indisë, qindra qytetarë u mblodhën për të përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri.

Në Malajzi, qytetarët mbushën sheshet pranë Kullave Binjake Petronas në Kuala Lumpur, ku spektakli i fishekzjarrëve mahniti turmat e mbledhura.

Për miliona njerëz, këto momente janë më shumë sesa një festë – janë shpresë dhe fillim i ri për një vit të mbarë e plot mundësi.


Shtuar 31.12.2024 22:08