Ditën e djeshme në Tiranë, një 52-vjeçar është konfliktuar me bashkëshorten e tij për motive të dobëta, e cila sipas informacioneve policore, 43-vjeçarja është hedhur nga ballkoni.
Sakaq, pas konfliktit, 43-vjeçarja është hedhur nga ballkoni dhe pësuar është dëmtuar. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu në Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
“U arrestua L. N., 52-vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43-vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.