Empoli dorëzohet, Ardian Ismajli drejt NapolitMbrojtësi kuqezi përfaqëson një mundësi të mirë në treg, pasi kontrata e tij me Empolin skadon në fund të sezonit.
Ardian Ismajli është një nga emrat që Napoli e ka në konsideratë për përforcimin e nevojshëm në mbrojtje.
Nga ana tjetër, mbrojtësi kuqezi përfaqëson një mundësi të mirë në treg, pasi kontrata e tij me Empolin skadon në fund të sezonit.
Presidenti Corsi e di që Ismajli do të largohet në verë dhe prandaj është më mirë t’ia japë atë “një miku” si De Laurentiis, i cili në këmbim do t’i jepte Alessio Zerbin dhe Cyril Ngonge.
Ka një detaj: Ismajli do ta pranonte rolin rezervë, Danilo jo, thuhet në edicionin e sotëm të Il Mattino.