Festat e fundvitit kanë shkaktuar një trafik të rënduar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, veçanërisht në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, ku dhjetëra makina janë bllokuar në radhë.
Trafiku ka qenë i ngarkuar edhe në fshatin Mengël, në aksin Librazhd-Elbasan, dhe kjo situatë është bërë e zakonshme për Elbasanin gjatë këtyre ditëve, për shkak të kthimit të emigrantëve për festa.
Mungesa e një By-Pass-i për Elbasanin ka rënduar më tej gjendjen, me trafik të bllokuar nga ish-Kombinati Metalurgjik deri në Labinot. Policia ka shtuar patrullat në terren për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, por situata mbetet e ngarkuar.