Situata e motit në vendin tonë/ Meteorologia: Temperatura deri në -7 gradë, ja zona ku priten reshje dëbore

Këtë të mërkurë, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditën e sotme në Shqipëri, ku thekson se mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak se një ditë më parë.

Sipas saj, termometri ka shkuar deri në -7 gradë celcius, në zonat malore veriore e verilindore.

Ajo shtoi gjithashtu, se në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin dhe mot i kthjellët.

Sipas meteorologes, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen vetëm në pjesën lindore të vendit, ku priten edhe flokë dëbore herë pas here.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak. Mjaft ftohtë është mëngjesi në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë që presim që në mesditë të kemi një rritje të lëhtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën e parë të ditës, vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe në zonat kufijtare veri-lindore.

Në pjesën e dytë të ditës në zonat lindore do të kemi shtim të vranësirave. Teromometri ka shënuar -7 në veri dhe veri-lindje, ndërkohë kemi rreth -5 në zonat malore juglindore. Era do të jetë e fortë në zonat veriore dhe verilindore të vendit dhe drejtimi i saj do të jetë verior dhe verilindor”, ka thënë meteorologia Tanja Porja.


Shtuar 25.12.2024 12:39