Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar mazhorancën se nëse nuk do të zbatojnë Kushtetutën për rastin e Olta Xhaçkës, opozita do të sjellë mosbindjen civile në sallën e parlamentit.
Berisha theksoi gjithashtu, se nuk mund të rrijë në sallë “me një hajdute që ka marrë tokën publike”.
Më tej ai iu drejtohet socialistëve duke iu thënë: “Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj”.
Berisha: Ju ndjeheni mirë, se ju jeni si zogj të klloçkës, por asaj klloçkës do i vijë fundi dhe do dilni pa pupla.
Çfarë diskutojmë këtu?
Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka.
Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush.
Ku është ky? Ja, kujt t’ia vesh dorën.
Po kjo Velistja që fliste në TV mbrëmë gjysmë ore mbrëmë për të se si i devijonte fondet.
Zonjë, është e shkruar në muret e parlamentit amendamenti yt direkt për 500 milionë lekë për djegësin e Tiranës. Ku janë ato na thuaj pak? Dhe kryeson një komision ti. Po ti je për komision tjetër. Po, po!
Po shëndetësia?
Po në qoftë se ka një sektor ku kryhen krime kundër njerëzimit është sektori i shëndetësisë.
Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët. Fjalë që nuk i thotë kush kurrë për të sëmurët. As në minutat e fundit të jetës së tyre nuk i thotë.
Sepse ata nuk vdesin nga sëmundja, vdesin nga ilaçet që nuk marrin se u vidhni fondet.
Po kanceri i gjirit ka një dekurs absolutisht ndër më pozitivët nëse kapet herët, është plotësisht i mjekueshëm. Çfarë u thua ti zonja që dole këtu dhe recitove. Po kur stepesh para gjakut të një fëmije, ti je grua e rrezikshme.
Ti nuk mund të flisje kurrë po të kishte parasysh se je thirrur në interpelancë për një 14-vjeçar që u ther në gjirin e shkollës.
Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku?
Është krim kundër njerëzimit.
8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart.
Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit.
Spekuloni me euron.
Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë.
Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë.
Po, do vijë në sallë.
Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj.
A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?