Futbollisti i njohur i Manchester City, Riyad Mahrez po kalon disa ditë relaksi në Greqi, ku i ka propozuar edhe të dashurës së tij Taylor Ward.
Porozimi fantastik u bë me një unazë diamanti të bërë posaçërisht për partneren e futbollistit, me vlerë rreth 470,000 euro.
Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United Ashley Ward, dhe ndërkombëtari algjerian tregoi anën e tij romantike me unazën e çmuar që i dha asaj.
Në një postim në rrjetet sociale, dy herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij.
“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time,” shkroi Mahrez në Instagram.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:
“Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të jetoja, kjo është për jetën. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.