Ndërron jetë influencerja e famshme e Disney-t

Vdekja e Dominique Brown, e njohur në rrjetet sociale si HellooDomo, ka tronditur botën e influencerave dhe fansave të Disney-t. Brown, e cila ndërtoi një komunitet të fortë në mediat sociale dhe ishte një figurë e rëndësishme për diversitetin në industrinë e Disney-t, humbi jetën në moshën 34-vjeçare nga një reaksion alergjik ndaj kikirikëve gjatë një eventi ushqimor për Krishtlindje të organizuar nga BoxLunch në Los Angeles.

Në momentin e incidentit, Brown hëngri ushqim që sipas raportimeve, i ishte thënë se nuk përmbante përbërës të rrezikshëm për të, por pas një reaksioni të menjëhershëm kërkoi ndihmë mjekësore. Pavarësisht kësaj, dyshohet se ajo u kërkua të priste për të bërë foto para se të merrte trajtim mjekësor. Ky ngjarje tragjike ka ngritur shqetësime rreth procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes për individët me alergji ushqimore.
Përfaqësuesit e BoxLunch kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një anëtari të dashur dhe kanë ofruar mbështetje për familjen dhe miqtë e saj. Dominique Brown, përveç pasionit për Disney-n, ishte gjithashtu një “advocate” për diversitetin dhe përfaqësimin e grave me ngjyrë, duke kontribuar në ngritjen e platformës Black Girl Disney. Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të thellë në këtë komunitet dhe ka tronditur shumë fansa që e respektonin dhe e adhuronin për angazhimin e saj.


Shtuar 9.12.2024 11:44