Mëngjesit e sotëm, një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare në Vlorë.
Mësohet se bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia e lëndës plasëse (tritol), ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri” me breshëri plumbash.
Ndërkohë që lokali ka qenë me qira dhe është marrë sërish nga pronarët ( vëllezërit e Bledarit ), të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.
Lokali është në emër të nënës.