Deputetët e mazhorancës dhe ministrat e saj, braktisin sallën e Kuvendit. Gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit.
Grupi i deputetëve socialistë, kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi Ina Zhupa replikoi me Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”
Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë.
Demokratja mbështeti vendimin e socialsitëve për t`u larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thenë: “Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’te punoj!
Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.