Që në ditët e para të startimit të Big Brother Vip Kosova vumë re një afrimitet mes Lejlës dhe Burimit. Dy banorët e shtëpisë kanë krijuar një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin.
Por, së fundmi diçka ka ndodhur dhe ka “krisur” këtë marrëdhënie shoqërore. Ka qenë vetë banorja e cila u ka treguar banorëve se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë teksa ajo ishte duke e përqafuar.
“Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe ai hyri e unë e tuta. Kur e tuta më tha përqafëm dhe unë e përqafa pastaj ai nuk më lëshojke dhe nisi të më puthë në faqe – herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe jam largu”, u shpreh Lejla.