Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet turku në Durrës

Policia ka vënë në pranga një shtetas turk pasi ka tentuar të alojë kufirin me dokumente false.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin turk E. K., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 12:20