Filmi i 6-të i “Pirates of the Caribbean” do të xhirohet, por pa Johnny Depp

Një nga ekskluzivitetet më ikonike dhe më të dashura të industrisë së filmit, Pirates of the Caribbean , është rikthyer me një film krejt të ri që tashmë është konfirmuar se do të nisë xhirimet.

Në këtë projekt publiku do të shikojë një histori të re me personazhe të rinj, ndërkohë që do të mungojë Johnny Depp i cili u vendos si “Captain Jack Sparrow” nga produksioni i parë që u shfaq në kinema në vitin 2003 “The Curse of the Black Pearl”.


Sipas gazetarit Jordan Ruimy nga World of Reel, filmi do të nisë xhirimet në fund të vitit 2025 në Shën Vincent dhe Grenadine, ku janë xhiruar filmat e tjerë.


Shtuar 6.11.2024 19:04