Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga Ura e Madhe e Veriut
Kreu i shtetit shkruan se ajo është një shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin, si dhe për të gjithë Shqipërinë.
Sipas Kryeministrit, kjo urë jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030.