Policia ka vënë në pranga 6 persona në kuadër të operacionit “Binomi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.
Të arrestuarit janë: A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.
Njoftimi i policisë:
Kukës
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Binomi”.
Operacioni nga DVP Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve.
Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në Kukës dhe Has, arrestohen në flagrancë 6 shtetas.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike dhe fara kanabisi.
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në kuadër të hetimit disamujor të nisur ndaj disa shtetasve, për shpërndarje të lëndëve narkotike në Kukës dhe Has, bazuar në provat e siguruara, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Binomi”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.
Gjatë operacionit, në qytetin e Kukësit, në lagjen Zabel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjete, me drejtues shtetasit G. P. dhe A. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe fara kanabisi.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./albeu.com