Armando Broja drejt rikuperimit, e zbulon trajneri i Evertonit

Trajneri i Everton, Sean Dysche, ka zbuluar se rikuperimi i sulmuesit Armando Broja po shkon mirë. Sipas tij, futbollisti shqiptar po punon shumë për tu rikthyer në fushë.

Dysche deklaroi se Broja mund të bashkohet me ekipin e parë nga java e ardhshme, por do i duhet ende pak kohë, për të marrë stërvitje të plotë, që të jetë gati për ndeshje.

“Broja po punon shumë për tu rikthyer. Të dhënat janë të mirë, por nuk është ende me ekipin e parë. Kalimi do të ndodhë, ndoshta nga java e ardhshme, ku do të fillojë me gjërat e lehta si nxehjet, lojërat për zotërimin e topit, dhe kjo ndërton rrugëtimin e të luajturit sërish. Broja është jashtë prej shumë kohësh dhe i duhen disa ndeshje për të marrë formën më të mirë”, deklaroi Dysche.

Shqiptari nuk luan një ndeshje nga miqësoret e verës, kur ishte pjesë e Chelsea. Sulmuesi me shumë mundësi do të mungojë edhe për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.


Shtuar 1.11.2024 16:27