KE publikon raportin për vendet aspirante për BE: Shqipëria të intensifikojë luftën kundër korrupsionit

Komisioni Evropian ka publikuar progres-raportin për vendet aspirante për Bashkimin Evropian. Në raportin prej 28 faqesh janë të detajuara të gjitha problemet dhe progreset që kanë bërë secila prej vendeve aspirante për BE, përfshi dhe Shqipërinë.

Për Shqipërinë, Komisioni përshëndet hapjen e negociatave mbi grupin themelor gjatë konferencës së dytë ndërqeveritare më 15 tetor, duke e vlerësuar këtë si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit. Në raport, theksohet mbështetja për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027.

Po ashtu në raport therksohet se Shqipëria ka bërë progres në reformat gjithëpërfshirëse në drejtësim dhe në procesin e vettingut. Por me tej bëhet me dije se është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pjesë nga raporti për Shqipërinë:

Në Shqipëri, autoritetet kanë deklaruar vazhdimisht angazhimin e tyre të vendosur politik për integrimin në BE si prioritetin kryesor strategjik të vendit dhe kanë ruajtur një nivel të lartë ambicie për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin themelor, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesin e vetingut, përfundimi i të cilit në shkallë të parë është i pashmangshëm, nëpërmjet rezultateve të mira në çështjet antikorrupsion dhe duke rritur kapacitetet e saj në hetimet financiare kundër krimit të organizuar.

Angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. Pas konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, seancat e shqyrtimit për të gjashtë grupet e acquis të BE-së përfunduan në nëntor 2023.


Shtuar 30.10.2024 16:41

Tags: , ,