Shkaktoi aksidentin 3 ditë më parë, 20-vjeçari riparoi makinën për të fshehur provat

Policia e Tiranës ka bërë të munduar identifikimin dhe ndalimin e personit që drejtonte mjetin gjatë aksidentit  që ndodhi tre ditë më parë tek ‘Casaitalia’  ku ai u largua menjëherë pas aksidentit.

Policia bën me dije se personi që u largua nga vendi i ngjarjes ishte shtetasime iniiale J.L 22-vjeç i cili aksidentoi dy mjete në lëvizje e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar ai ka riparuar menjëherë pjesët e dëmtuara të makinës në mënyrë që të fshihte gjurmët e aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.


Shtuar 22.06.2021 17:40