Ka përfunduar seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, që pritet ta shpallë për 30 minuta.
Të sipërpërmendurit pritet të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij.