Sipas Romain Molina në Madrid janë penduar për firmën me Kilian Mbappe.
Gazetari i njohur francez ka bërë me dije se skandali seksual dhe vendosja në fushë e numrit 9 të Realit kanë bërë që krerët e Realit të pendohen për transferimin e yllit transalpin në “Santiago Bernabeu”.
“Duhet që të më besoni, kam biseduar me shumë persona në krye të Realit të Madridit dhe më kanë pohuar se janë penduar për vendimin që morën verën e kaluar kur firmosën me Mbape”, tha korenspondenti i medieve si “The Guardian”, “The Neë York Times”, “BBC” dhe “CNN”.
Gazetari tregon se Mbape ka qenë dëshira e Florentino Perezit.
Sipas tij në Madrid vetëm Florentino Perez dëshitonte që Mbappe të vishej me të bardha.