Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e radhës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
Brazili mposht 2-1 Kilin në transfertë dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje. “Seleçao” fiton me përmbysje përballë një rivali që nuk po kalon ditët e tij më të mira. Edu Vargas kaloi shumë shpejt vendasit në avantazh, por brazilianët barazojnë shifrat me Igor da Cruz në fund të pjesës së parë, ndërsa Luiz Henrique shënon golin e fitores në minutat e fundit të takimit. Brazili ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kili me 5 pikë qëndron në vendin e parafundit në renditje.
Kryesuesit e Argjentinës ndalet sërish (pas humbjes në ndeshjen paraardhëse), kësaj radhe në një barazim 1-1 në transfertë përballë Venezuelës. Otamendi shënon për skuadrën “Albiceleste”, por Rondon shënon golin e barazimit për vendasit në pjesën e dytë. Pavarësisht këtij hapi fals Argjentina vazhdon që të mbajë vendin e parë në renditje me 19 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura.
Kolumbia e vendit të dytë mundet 1-0 në transfertë përballë Bolivisë, ndërsa sfida mes Ekuadorit dhe Paraguait mbyllet në barazim pa gola 0-0.