Gjendet i vdekur mbrojtësi i Panathinaikos, George Baldock

Tragjedi në Athinë. Futbollisti i Panathinaikos, George Baldock është gjetur i vdekur në pishinë në shtëpinë e tij. Lojtari ishte vetëm 31 vjeç dhe nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Alarmi u ngrit nga gruaja e tij, e cila ende jo banuese në kryeqytetin grek, kishte tentuar ta telefononte në më shumë se një rast, por pa marrë përgjigje, ajo lajmëroi menaxherin e vilës. Me të mbërritur në vendngjarje, ky i fundit ka bërë zbulimin e tmerrshëm.

Mbrojtësi mbërriti te bardheblutw këtë verë nga Sheffield United (ku kishte luajtur 219 ndeshje) dhe kishte grumbulluar katër paraqitje gjatë sezonit, duke përfshirë një në Europa League.

I lindur në Buckingham të Anglisë, ai ka veshur fanellën e kombëtares greke që nga viti 2022 me 12 paraqitje në total. Sipas asaj që u mblodh nga shtypi grek, pranë tij është gjetur një shishe vodka gjysmë bosh dhe autoritetet thonë se do të nisë hetimi.


Shtuar 9.10.2024 23:30