Shantazhohet ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj: Kam bisedat me kërcënime, më dërguan foto e video të…

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat deklaron se janë të modifikuara.

Kapllanaj shkruan në “Facebook”, se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij.

Ai deklaron se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese dhe se imazhet janë të sajuara.

POSTIMI:
Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!
Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.

E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

 


Shtuar 2.10.2024 09:54