Arben Gashi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se do të garojë për postin e kryetarit të partisë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një interviste për Kanal 10, ai deklaroi se i përmbush kriteret e nevojshme për të hyrë në garën për udhëheqjen e LDK-së.

Të lidhura

None found

Sipas Gashit, ambicia, profili dhe programi janë ndër elementet që e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë kandidim.

Edhe pse LDK-ja ende nuk ka nisur procesin e përcaktimit të kandidaturave, Gashi tha se angazhimi i tij i gjatë në politikë dhe kontributi i dhënë e kanë sjellë në përfundimin se tani është koha të shqyrtojë mundësinë për ta drejtuar partinë.

Ai u shpreh se synon që, së bashku me të tjerët, të kontribuojë për një LDK dhe Kosovë më të mirë, duke theksuar publikisht se i plotëson formalitetet, kushtet dhe kriteret e nevojshme për këtë garë.


Shtuar më 5.11.2026 07:40