Dënimi i Salianjit/ Albana Vokshi në PPE: Ndihmoni Shqipërinë me rikthimin e sundimit të ligjit

Deputetja demokrate Albana Vokshi, iu drejtua me një apel Partisë Popullore Europiane, për të ndodhmuar pozitën dhe shqiptarët që në Shqipëri të rikthehet sundimi i ligjit.

Situata e rëndë e demokracisë në Shqipëri, u bë pjesë e diskutimeve në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut.

Deputetja Albana Vokshi, ngriti tre probleme kryesore për Shqipërinë: korrupsionin madhor të qeverisë, mungesën e shtetit ligjor dhe kontrollin politik të drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve.

Vokshi tha se lideri i opozitës Sali Berisha, mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë.

Në vijim ai solli në vëmendje dënimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe së fundmi burgosjen e Ervin Salianjit.

“Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm”, tha ajo.

Në panelin e drejtuar nga Albana Vokshi, “Demografia dhe Ekonomia”, i përbërë nga ministre, kryetare bashkie, eurodeputete, zonja Vokshi bëri lidhjen mes keqqeverisjes në Shqipëri dhe largimit të të rinjve, të arsimuarve dhe profesiontëve.

“Në 10 vitet e fundit, janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë, 75% e tyre në moshën më aktive, nën 40 vjeç dhe të formuar në profesionet e tyre, mjekë, infermierë, inxhinierë, IT. Ata nuk shohin një të ardhme, sepse vendi ka një problem madhor. Ka korrupsion në çdo qelizë të shtetit dhe qeveria është e lidhur me krimin e organizuar, i cili kontrollon ekonominë. Largimi i pjesës më aktive të shoqërisë, mungesa e llogaridhënies nga qeveria, e cila qendron në pushtet me votën e blerë nga krimi dhe korrupsioni, ka bërë që shoqëria të ulë rezistencën e saj ndaj keqqeverisjes”, tha Vokshi, e cila i bëri edhe një skaner gjendjes së përkeqësuar të demokracisë në Shqipëri.

“Në Shqipëri, një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij dhe përdor Parlamentin, drejtësinë, mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rënë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën.: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”, u shpreh Albana Vokshi gjatë takimit në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

Si zëvendëspresidente e EPP Women, ajo kërkoi nga Partitë Popullore Europianë dhe institucionet europiane të mbështesin përpjekjet e opozitës dhe të qytetarëve për të rikthyer në Shqipëri sundimin e ligjit, përmes respektimit të votës së lirë, drejtësisë së pavarur dhe zbatimit të Kushtetutës.


Shtuar 29.09.2024 15:58