Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mbajë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit, duke djegur kështu Kejdi Mehmetjan e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.
Kështu, Kryemadhi ka braktisur Tiranën dhe duke i lenë vendin nënkryetarit të LSI Petrit Vasilit për të marrë pjesë në parlamentin e ardhshëm.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit LSI siguroi vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.