Parashikimi i motit 26 Shtator 2024, temperatura deri në 30 gradë

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin grumbullim të vranësirave në zonat veriore, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në skajin verior.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të theksuar të motit në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shtuar 26.09.2024 07:22