Deputeti i ”VLEN”, Snopçe: Tendenca destabilizimi në RMV, Rusia kërkon vatër tjetër krize

Deputeti i VLEN në RMV, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News u shpreh se ka tendeca destabilizimi në RMV dhe se Rusia kërkon vatër tjetër krize.

Snopçe: Përderisa edhe pala maqedonase zhvilloi gjithnjë rotacionin politik, njëherë LSDM pastaj VMRO pastaj prapë LSDM, tek pjesa shqiptare e Maqedonisë ne thonim shpesh që jetojmë në komunizëm për shkak se mbi 2 dekada vetëm një parti shqiptare është në pushtet.

Dhe gjatë kësaj periudhe pra 5 herë është votuar ligji për Branitellat ku ushtarët e ushtrisë dhe policisë maqedonase kanë gëzuar dhe po gëzojnë beneficione.

Ato kanë banesa, kanë përkrahje financiare, shkollohen pa para.

Ndërsa çdo herë në këto 5 raste ish ushtarët e ushtrisë çlimitare Kombëtare të cilët luftuan pra në palën shqiptare, të cilët mbrojtën pra trevat tona, pra ato asnjëherë nuk janë përfshirë.

Pra ato janë lënë në mëshirë të fatit dhe ushtarët e ushtrisë çlirimtare Kombëtare asnjëherë nuk i kemi marrë parasysh.

Ka tendenca destabilizimi në Maqedoninë e Veriut dhe Rusia kërkon vatër tjetër krize.


Shtuar 25.09.2024 18:26