Aksident “zinxhir” në Unazën e Madhe në Tiranë, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur në Unazën e Madhe këtë pasdite.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Farkës, tek segmenti që del tek Rrethrrotullimi i TEG-ut në kryeqytet.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë, në rrethrrotullimin e TEG-ut ka pasur trafik për shumë minuta.

Nuk ka persona të lënduar dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të trefishtë.


Shtuar 15.09.2024 17:39