Spiropali takim me Ambasadorin e Kosovës: Roli i Shqipërisë, zë i fortë për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në ambientet e Kuvendit Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

“U theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike’, njoftoi zyra e shypit të Parlamentit.


Shtuar 6.09.2024 16:42