Një zjarr i përmasave të mëdha, ka rënë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Policia ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë një fabrikë plastike, në në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.
Sipas policisë, dyshohet se një shkëndije elektrike dhe se nuk ka të lënduar.
Më tëj, policia thekson se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak$
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.