Operacioni antikanabis vijon në Malësi të Madhe e Shkodër, në total asgjësohen 1800 fidanë

Vijon operacioni i policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Në total janë asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi.

Konkretisht

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë cannabisi;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë cannabisi.

Megaoperacioni anticanabis ‘Territori I pastër’ vijon intensivisht për të kontrolluar në të gjithë territorin e qarkut. Ndërkohë gjatë një operacioni të ndërmarrë në Malësi të Madhe 2 ditë më parë, 21 gusht, trafikantët qëlluan në ajër sapo panë efektivët e policisë në terren.


Shtuar 23.08.2024 10:51