Sërish protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët përplasen me forcat e policisë: Gjakosja nuk na ndal

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish në protestë në lidhje me rrugën Thumanë-Kashar. Ata janë duke protestuar kundër bllokimit që u është bërë me autostradën e re Thumanë-Kashar.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë. Edhe pse kërkon një të drejtë, një qytetar është gjakosur teksa po përplasej me policinë. Ai tha se kjo nuk e pengon atë që ta vijojë protestën.

“Do të vazhdoj të protestoj, gjakosja nuk më ndal.” tha ai. Një tjetër qytetar u shpreh se atë e kanë hequr nga puna e kanë rrahur dhe futur në burg por sërish ai nuk dalet së protestuari.

Më kanë rrahur, më kanë hequr nga puna, më kanë futur në burg, por unë prapë do të protestoj’, tha një qytetar, i cili proteston për të disatën herë.


Shtuar 20.08.2024 20:07