148 kg kokainë janë sekuestruar në Portin e Livornos në Itali, ndërsa 3 shqiptarë kanë rënë në pranga. Droga që mbërriti nga porti i Guayaquil i Ekuadorit ishte fshehur në një ngarkesë me banane dhe si destinacion kishte Zvicrën.
Autoritetet italiane vepruan në bazë të sinjalizimeve të ndara me Agjencinë Doganore. Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda kontejnerit, ndërsa më pas oficerët u pozicionuan dhe pritën disa orë për të kapur këdo që vinte për të marrë kokainën.
Korrierët nuk i kanë bërë rezistencë policisë dhe janë arrestuar. Ata nuk janë banorë të Italisë, nuk kishin dokumente ndaj dhe ishte e vështirë për t’i identifikuar.
Autorët do të kishin marrë një dëmshpërblim prej disa mijëra eurosh nëse grumbullimi i ngarkesës do të ishte i suksesshëm, shkruan Corriere della Sera.
Sipas autoriteteve ky është sekuestrimi më i madh i kokainës vitet e fundit në portin detar.