E goditën me shishe në fytyrë, zbardhet shkaku i dhunës barbare ndaj blogeres Klea Prenga nga Antonela Berishaj dhe motra e saj

Janë zbardhur të tjera detaje,  në lidhje me sherrin e ndodhur mes blogeres Klea Prenga dhe motrave Berishaj.

Shkak për dhunën barbare që motrat Berishaj kanë ushtruar ndaj Klea Prengës, ka qenë fakti që Mariela Berishaj dyshonte se Klea kishte raport intim me bashkëshortin e saj.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në Tiranë, kur dy motrat i janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar tepër dëme.

Përpara policisë, Klea Prenga, nuk ka dhënë arsye se përse është dhunuar. Policia ka kryer kontrolle për gjetjen e motrave Berishaj, por deri më tani nuk janë gjetur.

Motrat Berisha, akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.


Shtuar 9.08.2024 11:02