Pas përplasjeve të 16 tetorit, protestuesi rrëfen mirëkuptimin me policinë: “Edhe këta janë shqiptarë”

Një protestues i ri ka treguar se çfarë ndodhi në bulevardin para Kryeministrisë, ku pas përplasjeve të vazhdueshme mes turmës dhe policisë u krijua një moment qetësie gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.

Sipas dëshmisë së tij, protestuesit dhe efektivët arritën një marrëveshje mes tyre, duke sjellë edhe tërheqjen e forcave të policisë drejt godinës së Kryeministrisë. I riu tha se palët gjetën mirëkuptim pa kërkuar garanci të tjera.

Të lidhura

None found

Duke folur për punonjësit e policisë, ai u shpreh se “edhe këta janë shqiptarë” dhe nënvizoi se efektivët po zbatonin urdhra të dhënë nga drejtuesit e tyre.

Protestuesi deklaroi se është i zhgënjyer nga protestat paqësore, pasi ato, sipas tij, nuk kanë sjellë rezultatet e synuara. Ai shtoi se të gjithë e dinë se një protestë duhet të japë rezultat dhe se pjesëmarrësit janë lodhur nga format paqësore të protestimit.

Më tej, i riu përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si “kancerin e Shqipërisë”. Sipas tij, dhuna është e vetmja alternativë që u ka mbetur protestuesve.

Ai tha se nuk do të lejojnë të mposhten, ndërsa përsëriti se policët kanë familje dhe duhet të japin dorëheqjen. Sipas protestuesit, efektivët kishin marrë urdhra nga “kryegjatoshi”, të cilin e quajti kancerin e Shqipërisë, duke këmbëngulur se “vetëm dhuna bën punë” dhe se nuk u është lënë rrugë tjetër.


Shtuar më 16.10.2026 23:29