“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”/ Elvana Gjata thirrje kundrejt protestuesve: Protesto, bashkohu në protestë por mos shkatërro

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur kështu shqetësimin e saj mbi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe përplasjet e vazhdueshme mes policëve dhe studentëve.

Në deklaratën e saj artistja u ndal veçanërisht tek të rinjtë që protestojnë.

Të lidhura

None found

“Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?”, shkroi këngëtarja.

Elvana Gjata bëri një thirrje kundrejt qeverisë dhe drejtuesve të vendit në mënyrë që të dëgjojnë kërkesat e të rinjve duke krijuar mundësinë për një dialog të vërtetë.

“T’i dëgjojnë pa paragjykim. Pa kushte. Me përkushtim. Të zgjasin një dorë të ndershme për një dialog të vërtetë!”, shtoi Gjata.

Ndërkohë në mbyllje të citimit të saj Elvana u bëri thirrje protestuesve të mos heshtin dhe të ngrenë zëein për të drejtat e tyre duke shmangur shkatërrimet dhe dhunën.

“PROTESTO! ULËRIT! FRYMËZO! BASHKOHU NË PROTESTË QYTETARE! Por. MOS SHKATËRRO! MOS DIGJ! MOS DHUNO!”, shkruan këngëtarja.

“Rinia është e ardhmja dhe meriton të ardhmen e artë!”, përfundoi Elvana Gjata, duke pohuar se protestat nuk duhet të shoqërohen me dhunë.


Shtuar më 15.10.2026 23:45