Dhuna policore në protestën studentore, familjari tregon gjendjen e Muhamet Skanës: Dëmtime në kafkë e shtyllën kurrizore dhe humbje kujtese

Muhamet Skana, i riu që u përplas me forcë në tokë dhe u dhunua brutalisht nga policia gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, është jashtë rrezikut për jetën. Sipas një familjari, ai po fillon t’i kujtojë gradualisht ngjarjet.

Të dhënat e reja për shëndetin e tij i janë përcjellë gazetares së “News24”, Kristina Belba. Familjari ka shpjeguar se Skana ka pësuar humbje të kujtesës, si edhe dëmtime në kafkë e në shtyllën kurrizore.

Të lidhura

None found

Në komunikimin me gazetaren, ai ka bërë të ditur se dëmtimet në kafkë janë të rikuperueshme dhe se i njëjti vlerësim vlen edhe për shtyllën kurrizore. Familjari ka konfirmuar gjithashtu se i riu sapo ka nisur të rikujtojë çfarë ka ndodhur.

Pas ngjarjes së raportuar në protestën studentore në Tiranë, gjendja shëndetësore e Skanës vijon të jetë në qendër të vëmendjes.


Shtuar më 16.10.2026 23:10