Një kafe kushton 100 dollarë, çaji 70, Kim Jong-un nuk “fshihet” më: Vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike. Njerëzit po vuajnë mungesën e ushqimit, e çmimet në qytetet e vendit janë rritur së tepërmi.

Kriza është pranuar dhe nga vetë udhëheqësi suprem Kim Jong-un, i cili pak ditë më parë në mbledhjen e Byrosë ka pranuar që kriza ka kapluar vendin.

Në kryeqytetin Pyongyang, çmimet e disa mallrave bazë thuhet se po rriten. Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë relativisht të qëndrueshme, por prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur.

Banorët gjithashtu zbuluan se sendet jo kryesore, siç është një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë më shumë se 100 dollarë.

Kim nuk bëri të ditur shkallën e mungesave, por Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) vlerësoi së fundmi se Koreja e Veriut i mungon afërsisht 860 mijë tonë ushqim, ose ekuivalente me pak më shumë se dy muaj furnizime në të gjithë vendin.


Shtuar 18.06.2021 19:34