Milani i Fonsekës nuk di të ndalet pasi fitoi edhe miqësoren e tretë prestigjoze të mbajtur mbrëmë në Baltimorë. Milanezët kanë mundur me penallti ekipin e Barcelonës.
Në pjesën e parë italianët kanë gjetur avantazhin me Jović (10′) dhe Pulisiç (15′), por në pjesën e dytë spanjollët barazuan falë dy gola të Levandovskit (22′, 59′).
Për të vendosur fituesin të dy skuadrat goditën penalltitë ku më i saktë u tregua skuadra e Milanit.