Liverpool e nis merkaton me shqiptarin, mesfushori i Kombëtares dëshirë e Arne Slot

Kristjan Asllani ka përfunduar në “radarët” e Liverpool. “The Reds” ende nuk kanë bërë asnjë afrim gjatë kësaj merkatoje, me Arne Slot që ka bërë gati listën e dëshirave.

Sipas “The Athletic” bëhet me dije se 22-vjeçari një nga opsionet e timonierit holandez për mesfushën e anglezve.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në ditët e arshme pritet të nisin bisedimet mes palëve për talentin kuqezi. Slot e pëlqen shumë shqiptarin dhe kërkon t’i dorëzojë “çelësat” e mesfushës.

Asllani është pjesë e rëndësishme e Interit , teksa Simone Inzaghi e ka pjesë të planeve për sezonin e ri.

Vetëm një ofertë marramendëse mund të “tundojë” italianët për të shitur mesfushorin shqiptar.


Shtuar 31.07.2024 14:59