Sa i përket situatës së zjarreve në Qarkun e Shkodrës, bëhet me dije se në Bashkinë e Malësisë së Madhe, aktualisht është aktive vetëm një vatër zjarri në fshatin Vukpalaj.
Në këtë vatër zjarri është punuar gjatë natës, ndërsa flakët nuk paraqesin tanimë rrezik për banesat.
Sa i përket Bashkisë së Shkodrës, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.
Në Malin e Gjymit mbetet aktive një vatër, por është e pamundur të ndërhyhet për shkak të lartësisë, e aktualisht vatra po monitorohet nga specialistët.
Sipas informacionit të administruar nga strukturat EC të Bashkive të Qarkut Shkodër, ju informojme se:
Kemi vetëm një vater zjarri active, në fshatin Vukpalaj të Bashkisë Malësi e Madhe.
Gjatë gjithë natës në këtë vatër zjarri kanë punuar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse.
Aktualisht, zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.
* Në Bashkinë Shkodër, vijon të monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll, nuk kemi vatër zjarri aktive.
Kemi aktive një vatër zjarri në Malin e Gjymit, por është e pamundur ndërhyrja për shkak të lartësisë, aktualisht kjo vatër po monitorohet nga specualiste të ADZM.