Nga monitorimi i Qendrës të Konsumatorit, është vërejtur një rritje e paperballueshme e çmimeve të disa produkteve në zonat bregdetare.
Kreu i Qendrës së konumatorëve, ka shprehur shqetësimin e tij duke theksuar se ky fenomen është jo vetëm i papranueshëm, por edhe negativ për industrinë e turizmit.
Çmimet në disa zona të bregdetit shqiptar, janë rritur me shifra marramendëse. Alarmi vjen nga kreu i Qendrës kombëtare të Konsumatorit Hasan Stafa.
“Pjesën më të madhe të ankesave më të mëdhaja I kemi për spekulim dhe rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve duke filluar kryesisht me zonën e Divjakës, Vlorës, Orikumin, Dhërmiut, Konispolit, Himarës, Konispolit, Borshit dhe Sarandës. Janë qendra të mëdhaja që kanë rreth 4 milion pushues gjatë sezonit turistik, të cilët këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kanë shfaqur , kanë shfaqur një fenomen negative në treg, duke vjedhur konsumatorët me spekulim dhe rritjen e çmimeve”.
Në një intervistë per Ora News, Stafa ka bërë të ditur se nga monitorimi i fundit eshte zbuluar rritje të çmimeve në produkte themelore me kosto shumë më të larta se në qendrat e banuara.
“100%, 200%, 500%, pra një shishe birrë nëse blihet 95 lekë dhe shitet deri në 4 mijë/ dhe 5 mijë lekë të vjetra. Një shishe ujë merret 260 lekë, gjyslitroshe dhe shitet 2mijë lekë të vjetra, si dhe çmimi i shazllonit që është rritur me 4 fishin e vitit tjetër janë disa nga ankesat e konsumatorëve që vijnë nga kjo zonë”.
Ai ka shtuar se kjo praktikë nuk është e drejtë dhe ka pasoja negative për turizmin, duke i detyruar shumë vizitorë të blejnë ushqim dhe pije në markete, për shkak të pamundësisë per të perballuar restorantet.
“Turistët, kryesisht çekët, polakët, austriakët, gjermanët kanë filluar të blejnë bukë nëpër markete, supermarkete dhe të shkojnë ta konsumojnë aty pranë detit”.
Për kreun e qendrës konsumatore, ky shtrejntim i çmimeve jo vetëm që dëmton xhepin e turistëve, por gjithashtu rrezikon imazhin e vendit.