Parashikimi i motit 25 Korrik 2024, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme, Shqipëria parashikohet të jetë me intervale të gjata kthjellimesh, të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim gradual të vranësirave kalimtare në pothuajse të gjithë vendin, të cilat më të fokusuara pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Në orët e pasdites në zonat malore, vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të izoluara dhe të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fort në det, duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 25.07.2024 07:47